Ballina Aktualitet Deputeti i LSI: 21-dhjetori do të mbahet mend për 2 gjëra, ditëlindja...

Deputeti i LSI: 21-dhjetori do të mbahet mend për 2 gjëra, ditëlindja e Stalinit dhe pabesia e…

 

Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka kometuar rreth votës së Shqipërisë kundër SHBA në OKB, më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se 21 dhjetori njihet si ditëlindja e Stalinit, por tashmë do mbahet mend edhe si pabesia e Ramës kundër SHBA në OKB.

Postimi i Luan Ramës:

Prej 21 dhjetorit, në 21 dhjetor dhe Edi Rama në mes!…

Është një shesh në Tiranë që të gjithë e njohin si “21 dhjetori” e këtë adresë të japin sa herë i referohen atij, emërtim i lidhur me faktin se aty pranë gjatë viteve të ndërtimit të socializmit, gjendej ndërmarrja e ndërtimit “21 dhjetori”, e pagëzuar kështu në kujtim të ditëlindjes së Stalinit.

Edhe pse Shqipërinë e sotme nuk e lidh më asgjë me Stalinin, 21 dhjetori i ditëlindjes së tij vazhdon të jetë toponimi i atij sheshi, si një referencë turpi prej një historie të shkuar!

E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me votën e Shqipërisë kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook