Ballina Aktualitet Deputeti i PD ironizon Veliajn: Sa turbulenca shpirtërore do t’i shkaktojë qytetarëve...

Deputeti i PD ironizon Veliajn: Sa turbulenca shpirtërore do t’i shkaktojë qytetarëve “Griseldi i Tiranës” me rritjen e taksave…

Deputeti i PD-së, Gent Strazimi në një postim të bërë Facebook ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Strazimiri ka ironizuar Veliajn pas denoncimit që ka bërë në Gjykatë për anëtarit e këshillit bashkiak të PD-së, Akil Kraha.

Sipas Veliajt, denoncimi i bërë nga Kraha për rritjen e taksave për qytetarët pas miratimit të buxhetit të bashkisë për vitin që sapo ka hyrë 2018, i ka shkaktuar atij një turbulencë shpirtërore dhe në këto kushte kërkon dëmin moral që i është shkaktuar.

Postimi i Gent Strazimirit

Në vitin 2009, Gramoz Ruçi ankohej se zgjedhjet nuk i humbën por ia kishte vjedhur me presion … Aldo Bumçi ????!!!!

“Atëbotë”, Gramozi nuk ankohej se presioni i të tmerrshmit Aldo Bumçi i kishte shkaktuar “turbullim të gjendjes shpirtërore”, “andaj” mesa duket nuk e paditi për dëm moral…????

Mirëpo, telashet nuk paskan të sosur!

Griseldi i Tiranës, “që në krye të herës” qenkësh shqetësuar dhe “turbulluar shpirtërisht”, sepse i tmerrshmi Akil Kraja, deputet i Parlamentit të Tiranës, ka njoftuar qytetarët se në 2018 do i paguajnë Bashkisë më shumë se ç’paguajnë për dritat…????????

Pyetja është:

Ditën ku t’u vijë fatura me çmimin e ri, sa “turbullime të gjendjes shpirtërore”, “shqetësime gastro-intestinale” (për shkak të vaktit që duhet të heqin për të paguar faturën Griseldit), “taki-kardi”, “hyper-tension” (pensionistësh që aq sa fatura marrin në muaj) do shkaktohen?

…se nuk janë të gjitha mamat “nikoq*re” që të përballojnë me pension edhe bukën, edhe ilaçet, edhe dritat, edhe ujin, edhe…dasmën në kala…

Ta kam llafin s’janë të gjitha “shoqe”…????

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Maratona 2017/ Sportistja e njohur "teston" aftësitë e kryebashkiakut të Tiranës, shihni si vrapon "Lali Eri" në pistën e vrapimit (Video)