Ballina Aktualitet Deputeti i PD paralajmëron policinë: Ndaloni dhunën ndaj Shkodrës, do “thyeni hundët”

Deputeti i PD paralajmëron policinë: Ndaloni dhunën ndaj Shkodrës, do “thyeni hundët”

Deputeti demokrati i Shkodrës, Bardh Spahia ka denoncuar ashpër përpjekjet e policisë për të arrestuar pjesëmarrësit në protestën e djeshme.

Spahia i kërkon policisë të fokusohet tek lufta ndaj krimit, krimit të organizuar, drogës dhe trafiqeve të ndryshme, por që për fat të keq në shumë prej rasteve drejtohen nga drejtues të lartë të policisë.

“Shpirtin e lirë, fjalën e lirë të shkodraneve nuk e ka mposhtë dot as diktatura më e egër në botë ajo e baballarëve tuaj, mos e provoni edhe ju se do “thyeni hundët”.- shkruan deputeti Spahia në Facebook.

Postimi i deputetit:

Te dashur miq!
Policia e Shkodres tenton te arrestoje dhe kercenon pjesemarresit ne protesten e djeshme te te rinjve shkodrane kunder Edvin Rames. I bej thirrje Edvinit, Fatmirit, Hakiut qe ka humbur bashke me Sajmirin dhe drejtuesve te policise te Shkodres, te ndalojne urgjentisht keto provokime te ulta ndaj Shkodres dhe qytetareve te saj. Ne nje kohe kur besimi dhe perceptimi qytetar ndaj policise dhe shtetit ne teresi eshte poshte zeros do te ishte me mire qe policia te fokusohej tek lufta ndaj krimit, krimit te organizuar, droges dhe trafiqeve te ndryshme qe per fat te keq ne shume prej rasteve drejtohen dhe kontrollohen pikerisht nga drejtues te larte te policise. Do ishte me mire qe policia te merrej me gjetjen dhe kapjen e atyre oficereve te larte te policise te implikuar direkt ne kultivimin dhe trafikun e droges por edhe shume te tjereve qe kane lidhje me krimin e organizuar. I bej thirrje drejtuesve te policise Shkoder dhe gjithe struktures se policise, te rrijne larg provokimeve dhe kercenimeve politike. Shpirtin e lire, fjalen e lire te shkodraneve nuk e ka mposhte dot as diktatura me e eger ne bote ajo e baballareve tuaj, mos e provoni edhe ju se do “thyeni hundet”. Kercenimet dhe tentativat e policise per te intimiduar protestuesit e djeshem nuk trembin askend perkundrazi ato do te marrin reagimin adeguat te qytetareve shkodrane te cileve po ju mbaron durimi.
Hiqni dore nga provokimet sepse do te konsiderohen te pa tolerueshme, pasojat mund te jene shume te renda dhe pergjegjesia do jete komplet e juaja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu ka një përgjigje lidhur me akuzat e demokratit : "PD në Kamzë ka lulzuar më shumë se selitë në gjithë Shqipërinë"