Ballina Aktualitet Deputeti i PD paralajmëron Ramën: Mos kalo “vijën e kuqe” të presidentit...

Deputeti i PD paralajmëron Ramën: Mos kalo “vijën e kuqe” të presidentit Trump sot në OKB

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se Shqipëria nuk duhet të kalojë “vijën e kuqe” të presidentit Trump sot në OKB.

Shehu ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se nuk konsultohet me Komisionin e Jashtëm për qëndrimet e diplomacisë së vendit.

“Dy javë më parë Shqipëria në Konferencën Islamike miratoi një Rezolutë ekstremisht anti-amerikane, jashtë kornizave edhe të qëndrimit të Brukselit kjo, në lidhje me vendimin e Presidentit Trump për Jeruzalemin”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD-së.

Deputeti Shehu shprehet se në këtë rast Rama nuk duhet të përsërisë gabimet e kaluara, duke u ndarë nga qëndrimi amerikan.

Statusi i plotë

KUJDES! SHQIPERIA NUK DUHET TE KALOJE “VIJEN E KUQE”TE PRESIDENTIT TRUMP SOT NE OKB!

Megjithe kerkesen unanime te Komisionit te Jashtem te Kuvendit prej disa javesh, Ministri Bushti vazhdon te mos konsultohet me ate per qendrime thelbesore te Diplomacise sone, perfshi edhe votimin e sotem ne OKB.

Reth dy jave me pare Shqiperia ne Konferencen Islamike miratoi nje Rezolute ekstremisht anti amerikane, jashte kornizave edhe te qendrimit te Brukselit kjo, ne lidhje me vendimin e Presidentit Trump per Jeruzalemin.

Po aty Ambasadori i yne ne Ankara mbajti nje fjalim “programatik” e megalloman ne po ate linje, shume jashte dimensioneve e rolit qe Shqiperia mund te luaje ne Lindjen e Mesme.

SOT NE OKB PER VENDIN TONE VOTIMI NDAJ REZOLUTES EGJYPTIANE, ESHTE NJE MOMENT I RENDESISHEM PROVE E LUAJALITETI NDAJ SHBA-se.

Deklaratat e djeshme te Presidentit Trump dhe te Ambasadores amerikane ne Keshillin e Sigurimit per kete ceshtje jane shume te qarta, duke vendosur “vijen e kuqe”, qe nuk duhet kaluar, duke na lene neve vetem nje obsion, “Voten Kunder”.

  1. RAMA NE KETE RAST NUK DUHET TE PERSERISE GABIMET E KALUARA, DUKE U NDARE NGA QENDRIMI AMERIKAN, VECANERISHT KJO PER NJE RAJON KU ASGJE NUK MUND TE ZGJIDHET PA ROLIN E SHBA.

Le te jemi racionale e pa kerkuar protagonizma absurde, Shqiperia mund te luaje role te rendesishme ne Rajonin tone, ku fatkeqesisht kemi demtuar rende pozicionin tone stabilizues vitet e fundit, por jo ne Lindjen e Mesme ku ne duhet te ndjekim qendrimin e ShBA.

Keto principe duhet te na drejtojne sot ne OKB gjate votimit te asaj Rezolute, qe eshte larg hapesires se interesave dhe rolit tone.

Meqe Z. Minister evitoi perseri te keshillohet me Komisinin e Jashtem, gje kjo e detyrueshme ne cdo vend normal, duke marre keshtu ai te gjitha pergjegjesite, po ja tranzmetoj publikisht keto mendime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook