Ballina Aktualitet Deputeti i PD zbardh emrat, ja kush janë dy ministrat nën hetim...

Deputeti i PD zbardh emrat, ja kush janë dy ministrat nën hetim nga prokuroria

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka publikuar një vendim të prokurorisë, ku dy nga ministrat e Ramës flasin me Zoton, i cili ka qenë nën përgjim nga Gjykata.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj shkruan se ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri janë përgjuar ndërkohë që flisnin me Klodian  Zoton.

Postimi i Shehajt

Sipas mediave, Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri janë përgjuar ndërkohë që flisnin me Klodian Zoton.

Ministrat udhëzonin Zoton për pagesa dhe dorëzim parash që kishin të bënin me zgjedhjet e qershorit 2017.

LEXO EDHE:  Zbardhen shkaqet e aksidentit të rëndë ku humbi jetën gazetarja 24-vjeçare e emisionit "Stop"

Zoto ishte nën përgjim me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës. Vetëm Prokuroria mund të sqarojë opinionin publik nëse dy nga ministrat kryesor të qeverisë janë nën hetim.

Ndërkohë ka një presion te jashtëzakonshëm mbi mediat. Censurohet në 90% të mediave lajmi që ministri Gjiknuri është nën hetim nga prokuroria e Elbasanit. Të shohim sa do vazhdojë injorimi.

Mos hesht, shpërndaje!!!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook