Ballina Aktualitet Dëshmia rrënqethëse e ish-të përndjekurit për “Tepelenën”: Si vdiq vajza e Abas...

Dëshmia rrënqethëse e ish-të përndjekurit për “Tepelenën”: Si vdiq vajza e Abas Kupit me burrin

Teksa debati mes historianëve është i ndezur në lidhje me ndodhitë në kampin e Tepelenës gjatë diktaturës, një dëshmi rrëqethëse e ka bërë edhe ish i perndjekuri, Kurt Kola.

Në një status në Facebook, ai ka rrëfyer natën e 15 prillit 1949, inaugurimin e “kampit terrorist të Tepelenës, çastin kur kamionet me te internuar po i drejtoheshin godines”.

Postimi i plotë Kurt Kolës 

Inagurimi i kampit terrorist te Tepelenes.

Naten e 15 prullit 1949, rreth 100 kamione ushtrie me te internuar te bashkuar Jug–Veri nje muaj me pare ne Berat, kalojne mbi uren e Gorices drejte Jugut…. Komandanti e komisari, Xhafer Pogaci e Syrja Bajrami, njeri printe autokolonen e gjate, tjetri ne kamionin e fundit. Majori, arqitekt i ketij kampi, Niqit Andoni, me nje grup oficere te MB. hipur ne nje kamjocine, kontrollonte, here para, here mbrapa autokolonen…. Pertej mesnate, kur njerzit e lodhur dremisnin mbi makina, kamiini ku ishte komisari mori rrokullimen teposhte rrepires se malit… Komisar Syrjaj dhe shoferi ushtarak, pasi kishte drejtuar kamionin nga rrepira, kishin zbritur dhe shikonin te qete viktimat, duke rene neper shkurre!!….. Te internurit zbriten e turren te gjejne viktimat….. I mblodhen neper dushknaj dhe i sollen ne xhade…

LEXO EDHE:  Burri i vë flakën gruas, po transportohet drejt Tiranës

Dy te vdekur: Fadil e Zyra Petrela ( Kupi) bija e Abas Kupit… 26 te plagosur, me thyerje kembesh, krahesh e brinjesh….. Zoti i Madh kishte ruajtur pa asnje gervishtje 4 djemte e bashkeshorteve te vdekur, te moshes 2 deri 12 vjec!!!! Pas kembenguljes te internuarve u thye majori kriminel Niqit Andoni qe donte nje varr te perbadhket! Me mjete rrethanore te internuarit hapen dy varre dhe varrosen bri njeri-tjetri burr e grua ne moshe rreth 40 e 35 vec!! Nuk di nese djemte i kane marre eshtrat e tyre e rivarros ne Tirane? Asnje pergjegjesi, as proces- verbal nuk u mbajt per kete krim, sepse ishte i planifikuar qe kampi i eksperimenteve te torturave te fillonte me nje masaker….
Duke qene “banor” i ketij Buhenvaldi komunist fillim– mbarim, do te pasqyroj, ne vijimsi tmerret e perjetuara aty! Kurt KOLA.

tepelena

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook