Ballina Aktualitet Dëshmitë e 2 qytetarëve me komplikacione ( Ekskluzive )

Dëshmitë e 2 qytetarëve me komplikacione ( Ekskluzive )

Edhe njëher kalojmë në rastin e ditës ku 72 persona që janë paraqitur në spitalin e QSUT kanë shfaqur komplikacione si djegje sysh , skuqje dhe kruarje të lëkures dhe shenja të tjera intoksikacioni.

“Dualajm.com” sjell dëshminë e një qytetari të lënduar që është shtruar dhe po mbahet në kontroll nga mjeku.

Qytetari : Pasi ka mbaruar mitingu i PD-së, u nisa për shtëpi dhe që aty më kapi një ligështi, të vjella dhe ika në shtëpi. Nuk e dija se ccfarë po ndodhte, mora në telefon bashkëshortin dhe i thashë se jam sëmurë, pastaj më njoftuan të gjithë shokët se dhe ata kishin të njëjtat shenja si unë.

Pse keni ardhur këtu?

Qytetari: Me dhembin sytë, kam skuqje fytyre, kam te vjella, kam marrje mendsh. Ka ardhur këtu pas dy orësh pasi ka përfunduar mitingu.

Doktorët çfarë ju kanë thënë?

Qytetari: Doktorët nuk janë përgjigjur fare, nuk na kanë thënë gjë. Na i kanë bërë në rregull të gjitha, por nuk na kanë thënë gjë akoma.

Si ndiheni tani?

Qytetari: Pak më mirë, por sytë janë si të mbushur me zhavorr.

Çfarë vendi keni qenë dje gjatë protestës?

Qytetari: Aty afër, jo afër po ngjitur me tribunën.

Sipas referimeve të marra nga mjekët në shërbim, të gjithë këta pacientë kanë qënë pjesmarrës në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, një natë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Mes pacientëve, rreth orës 5:00 të mëngjesit është paraqitur edhe lideri i opozitës z.Lulzim Basha me simptoma të ngjashme.

Është mësuar se MSH ka nisur punën për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë pjesa më e madhe e rasteve. 76 pacientë nga të cilët 9 janë shtruar në shërbimin e okulistikës dhe janë nën vëzhgimin e specialistëve.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një tjetër nga të prekurat Irena Progni sikundër thotë për “Dualajm.com”, ende edhe vete nuk e kupton se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që problemet me shëndetin i janë shfaqur shumë orë pas zhvillimit të mitingut hapës të Partisë Demokratike.

Irena, kur ju shfaqen problemet e para shendetesore?

I.Progni: Në fakt edhe tani nuk e kuptoj se çfare ka ndodhur. Gjendja ime shëndetësore nuk është e mirë. Shenjat e para u shfaqen aty rreth orës 12.00 të mbrëmjes. Kisha probleme me sytë dhe dhimbje koke nga pas. Kam marrë menjëherë bashkëshortin dhe kam shkuar në urgjencën e Spitalit të Tiranës. Kam pasur probleme me shikimin. Nuk i hapja dot sytë. Aty kam marrë mjekimin e parë, ndërkohë që mjekët më kanë pyetur nëse gjatë mitingut ka pasur mjete piroteknike.

D.L: Le të kthehemi te mitingu, ju thatë që nuk ndjetë gjë në ato momente. U hodhën mjete piroteknike gjatë zhvillimit të mitingut?

I.Progni: Jo në dijeninë time nuk ka pasur diçka të tillë. Ka pasur vetëm tullumbace dhe një dron që flutoronte mbi ne. Unë kam qenë pranë podiumit. Çdo gjë ka shkuar normalisht. Thashë, në shtëpi fillova të kem problemet e para, shplava sytë me ujë të ftohtë, por aty kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me shëndetin tim. Sinqerisht ndihem si në një akt terrorist.

Në momentin që keni shkuar për të marrë ndihmën e parë, kishte qytetarë të tjerë me të njëjtat simptoma që ju paraqisnit, që prisnin për të marrë ndihmën mjekësore?

Unë e kisha të vështirë të shikoja. Im shoq po më thoshte që ishin diku të 15 persona në ato momente. Kishte edhe fëmijë dhe kjo ishte edhe më alarmante përsa i përket situatës. Si është gjendja juaj shëndetësore në këto momente? Sinqerisht më shumë se problemi shëndetësor ndihem e vrarë shpirtërisht. Thashë e ndjej veten pjesë të një akti terrorist, sikur të ketë ndodhur në Siri.

Basha në Prishtinë, publikon fotot nga festa e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Patozi: Mos mallkoni kot 18 shkurtin, problemi ishte mbyllja e turpshme e çadrës dhe…

Gjendet një i mbytur në Selenicë, ja dyshimet e para të policisë

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Artikulli paraprakMbi 50 persona në spital pas mitingut të PD
Artikulli tjetërSytë nuk më shohin , Basha anullon axhendën politike