Ballina Aktualitet Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme...

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth ngarjes së rëndë që ka ndodhur gjatë mesditës së sotme pranë spitalit “Nënë Tereza”.

Në një njoftim zyrtar të policisë bëhet me dije se vajza që ka vdekur në vend është nga Fieri, studente e Drejtësisë. Gjthashtu edhe djali 23-vjeçar ishte nga Fieri.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi djali kërkonte të lidhej me vajzë dhe kjo nuk pranonte.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.52, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se para portës së Fakultetit të Mjekesisë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Aldo Beluli, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen Ariela Murati, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ishte duke pirë kafe në Tiranë, ja si u kap i "forti" vlonjat që plagosi tre persona (Emri)

Më pas shtetasi Aldo Beluli ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gëzhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook