Ballina Aktualitet Detaje të reja mbi akuzat për përdhunim ndaj ish-missit

Detaje të reja mbi akuzat për përdhunim ndaj ish-missit

Historia e yllit portugez  Cristiano Ronaldo me ish-missin Kathryn Mayorga që kohe më pare kaloi në akuza për përdhunim duket se po shkon drejt vërtetësisë së provave të paraqitura deri më tani. 

 Prestigjozja gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar disa dokumente të reja ku emri i futbollistit portugez dhe ish-misit të Navadës janë zëvendësuar me iniciale, për të ruajtur anonimatin. Sipas saj fituesi i 5 Topave të Artë rrëfen se kur ka kryer marrëdhënie seksuale me amerikanen, kjo e fundit e ka kundërshtuar disa herë lojtarin e Juventusit, por pavarësisht kësaj, ai nuk është ndalur deri në përfundim të aktit .

Në dokumentin në fjalë pretendohet që 33 vjeçari më pas i ka kërkuar falje Mayorga, por megjithatë thekson se ish-misi nuk ka bërë ndonjë lëvizje ku tregonte mos-dëshirën e saj për të kryer marrëdhënie intime me ish-yllin e Realit të Madridit. Ndërkohë studio ligjore që përfaqëson lojtarin bardhezi i ka cilësuar këto dokumente si të manipuluara. Kujtojmë që vetë futbollisti e mohoi akuzën e dhunimit seksual disa kohë më parë, kur “Der Spiegel” sapo kishte publikuar rrëfimin e Kathryn Mayorga. 

Sidoqoftë do të jetë gjykata ajo që do të konfirmojë dokumentet e reja të dalura në dritë, nëse janë apo jo të falsifikuara.