Ballina Aktualitet Detaje të reja mbi vrasjen e dy shqiptarëve që tronditi Berlinin

Detaje të reja mbi vrasjen e dy shqiptarëve që tronditi Berlinin

Mbrëmjen e së shtunës më 01.12.2018 kryeqyteti gjerman Berlini u trondit nga një ngjarje e rëndë nga ku humbën jetën dy shqiptarë.

Blendi G, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e Boss në Berlin. Ai po kthehej në shtëpi pas një feste, nga ku 200 metra pa mbërritur tek familja, një person me pulovër të bardhë i del përpara dhe e qëllon për vdekje. Autori i krimit qëllon edhe mbi veten duke humbur edhe ai jetën.

Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur.

Ai u shpreh:
“Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë”. Policia beson se edhe autori i krimit ishte shqiptar, rreth 60 vjeç.

Blendi , nga Tirana, jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë. Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë.

Një zëdhënës policie tha: “Motivet e krimit janë plotësisht të paqarta.”
Për shkak se në rrugën ku ndodhi krimi, nuk kishte shumë lëvizje, policia shpreson që të gjejë dëshmitarë që kanë parë ngjarjen.

Policia nuk e përjashton mundësinë që motivi i krimit të vijë nga çështje private. Të dy burrat ishin regjistruar në të njëjtën adresë në Berlin.Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.