Ballina Aktualitet Me dhimbje të forta në kraharor, kush është polici që humbi jetën...

Me dhimbje të forta në kraharor, kush është polici që humbi jetën në krye të detyrës (Emri)

Një polic i qarkullimit rrugor në Tepelenë, ka ndërruar jetë në krye të detyrës, si pasojë e një ataku kardiak.

Si pasojë e një ataku kardiak, një polic i qarkullimit rrugor në Tepelenë ka ndërruar sot jetë.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetasin Ilir Divintari, i cili megjithëse u dërgua në spitalin e Gjirokastrës për shkak të dhimbjeve të forta në kraharor, fatkeqësisht humbi jetën.

Mjekët raportojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e krizave të forta, që çuan në një atak kardiak.

Megjithatë, ende po zhvillohen analiza për të zbuluar edhe më me hollësi, shkakun e vdekjes së policit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook