Ballina Aktualitet Dhunohet shefi i regjimit në burgun 313 (Emri)

Dhunohet shefi i regjimit në burgun 313 (Emri)

Shefi i regjimit në burgun 313, Bledar Pura është dhunuar me sende të forta, më saktësisht me shkop bejsbolli.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, në afërsi të një pallati rreth orës 06 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Kalimtarët e rastësishëm kanë vënë re 36-vjeçarin të shtrirë në tokë dhe kanë lajmëruar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. Pura mësohet se ndodhet në spitalin e traumës ku dhe po merr ndihmën e nevojshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat e hetimit për dhunën ndaj Purës është ajo për shkak të detyrës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook