Ballina Aktualitet Dhunoi gruan dhe vjehrrën, pranga 41-vjeçarit nga Fieri

Dhunoi gruan dhe vjehrrën, pranga 41-vjeçarit nga Fieri

Policia e Fierit ka ndaluar sot një 41-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë nda gruas 34-vjeçare dhe vjehrrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Libofshë të Fierit, ku burri dhunoi fizikisht gruan dhe vjehrrën e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Georgios A., 41 vjeç, lindur në Athinë e banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Libofshë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.G, 34 vjeçe, dhe ka kanosur e gërvishur me thikë vjehrrën e tij, shtetasen Dh.G, 63 vjeçe, në prezencë të fëmijës së tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” .

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook