Ballina Aktualitet Dhunon gruan në sy të fëmijës, në pranga 40-vjeçari (Emri)

Dhunon gruan në sy të fëmijës, në pranga 40-vjeçari (Emri)

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar nga Lushnja pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në praninë e vajzës së mitur.

Personi i arrestuar është Erjon Sulko, 40 vjeç, banues në lagjen ”Xhevdet Nepravishta” Lushnje.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Erjon Sulko, 40 vjeç, banues në lagjen ”Xhevdet Nepravishta” Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.S, 42 vjeçe, në praninë e vajzës së mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook