Ballina Aktualitet Dhunonte sistematikisht nënën e moshuar, arrestohet 51-vjeçari nga Gramshi (Emri)

Dhunonte sistematikisht nënën e moshuar, arrestohet 51-vjeçari nga Gramshi (Emri)

Një 51-vjeçar, banues në Muçaj të Gramshit është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

Në pranga ka rënë shtetasi Vait Muça, i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.,76 vjeçe.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Vait Muça, 51 vjeç, banues në Muçaj, Gramsh.
Shtetasi i lartëpërmendur në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdushme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.76 vjeçe, e cila është trasportuar në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook