Ballina Aktualitet Dhunonte xhaxhain, arrestohet 32-vjeçari nga Lushnja (Emri)

Dhunonte xhaxhain, arrestohet 32-vjeçari nga Lushnja (Emri)

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 32-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar xhaxhain e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaratin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Johan Shala, 32 vjeç, banues në Bitaj, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht në banesën e tij, xhaxhain, shtetasin H.Sh, 63 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushje për veprën penale “Dhunë në familje”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook