Ballina Aktualitet Dhunuan dhe braktisën trupin e pajetë të 21-vjeçares, kapen autorët

Dhunuan dhe braktisën trupin e pajetë të 21-vjeçares, kapen autorët

Dy të rinj një grek dhe një shqiptarë pëkatësisht të moshave 19 dhe 21 vjeç kanë pranuar autorësinë e krimit makabër në iShullin Rodos të Greqisë, ngjarje e ndodhur më 29 nëntor 2018.

Të rinjtë akuzohen të kenë dhunuar deri në vdekje dhe më pas braktisur trupin e pajetë të një 21-vjeçareje, me arsyetimin se vajza kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me ta. Të rinjtë, të cilët ishin në efektin e alkoolit, nuk e kapërdinë këtë refuzim dhe nisën ta dhunonin atë deri në vdekje. Më e rënda vijon më tej, kur trupi i pajetë i 21-vjeçares është transportuar me një automjet, për t’u braktisur në një plazh të izoluar të ishullit turistik në Egje.   

Dy të rinjtë ishin të dyshuar që në momentin e parë që u gjet trupi i 21-vjeçares Eleni Topalidhu, pasi ishin filmuar nga kamerat e sigurisë në qendër të qytetit të Rodosit. Këtë ngjarje makabre ata e pohuan edhe para hetuesve, pas gati 24 orësh marrje në pyetje intensive.

Tashmë, dy autorët e krimit monstruoz do të dërgohen në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Ngjarja tronditi të gjithë Greqinë, madje mori edhe nota politike, pasi anëtarët e “Agimit të Artë” nisën një fushatë akuzash në rrjetet sociale ndaj të huajve në vend.Megjithatë, kanë qenë vet familjarët e viktimës që kërkuan që ngjarja të mos përdorej politikisht, por të marrë vetëm zgjidhjen e duhur në aspektin penal.