Ballina Aktualitet Dibër/ Ekzekutimi me tre plumba në oborrin e shtëpisë, arrestohet autori

Dibër/ Ekzekutimi me tre plumba në oborrin e shtëpisë, arrestohet autori

Është arrestuar ditën e sotme autori i vrasjes së biznesmenit 32-vjeçar, Elsi Kosiqi në Maqellarë të Dibrës.

Në pranga u vu M.G., i cili rezulton banues në njësinë administrative Shupenzë. Sipas dyshimeve paraprake të Policisë, vrasja ndodhi për për motive të dobëta.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi: M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook