Ballina Aktualitet Dita e Verës/ “Kur ne jemi bashkë, bëjmë mrekulli”, kryebashkiaku Veliaj i...

Dita e Verës/ “Kur ne jemi bashkë, bëjmë mrekulli”, kryebashkiaku Veliaj i bashkohet festës

Mijëra qytetarë të të gjitha moshave, të ardhur jo vetëm nga Tirana, janë bërë pjesë e festimeve të shumta të organizuara në rrugët dhe në sheshet e kryeqytetit, i cili është veshur me ngjyrat e festës.

Festës i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili e nisi ditën duke mbjellë pemë të reja në periferi të Tiranës dhe në Parkun e Liqenit Artificial.

Pasi është përshëndetur me qytetarë të shumtë, ai ndoqi nga afër shumë prej aktiviteteve të sotme, si dhe përcolli urimin e tij për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Dua t’u uroj nga zemra, në emër të Bashkisë të Tiranës dhe gjithë qytetarëve tanë gëzuar Ditën e Verës! Sot kemi pasur një ditë me aktivitete, të gjithë parashikonin që do ishte shi dhe sterrë, por na pa Zoti si i thonë dhe kemi patur një ditë fantastike. E filluam me disa mbjellje masive në rrethinat e Tiranës, pastaj nga Liqeni, ku kemi patur pafund aktivitete e tani këtu në sheshin “Skënderbej”. Dua të falënderoj aeuronatikën dhe dua t’ju uroj të gjithëve një stinë të mbarë. Stina e pranverës, stina e verës, ardhja e një moti të ri është ndoshta një moment për të reflektuar e për të kuptuar që kur ne jemi bashkë, ne bëjmë mrekulli”, theksoi Veliaj.

“Pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam këndin e lojërave pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam Pazarin e Ri, pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam bulevardin e ri, pavarësisht debateve që pati, do të vazhdojmë në këtë mot të ri për të ndërtuar më shumë në Tiranë pavarësisht debateve që do kenë. Kjo do të jetë Piramida, do të jetë teatri I ri, do të vazhdojmë me fundin e bulevardit. Ne kemi mësuar që çdo ndryshim vjen me një rrëmujë të madhe, por kur ndryshimi vjen, të gjithë e përqafojnë dhe harrojmë që shumë prej gjërave që kemi kritikuar e debatuar janë sot pikat më të nxehta të qytetit”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Plagosën me thikë të riun, arrestohen babë e bir në Tiranë (Emrat)

“Në e shihni ku ka qenë popullsia më e madhe sot ka qenë tek liqeni, tek këndi I lojërave, këtu te ky sheshi i ri “Skënderbej” dhe Pazari i Ri e tek bulevardi i ri. Prandaj hajde të fokusohemi që të jemi pozitivë të jemi dashamirës, të jemi ndërtues, të jemi mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që zihemi e përçahemi humbasim kohë të çmuar, por disa herë që punojmë të fokusuar me optimizëm e energji pozitive, ne bëjmë mrekulli. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe ju uroj gëzuar ditën e verës”, deklaroi Veliaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook