Ballina Aktualitet Djali i Tinka Kurtit humbi jetën pak çaste pasi foli në telefon...

Djali i Tinka Kurtit humbi jetën pak çaste pasi foli në telefon me të, nëna lëshoi piskamën e thellë: Më ka vdek djali…ku ku…!

Aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurtit, duket se po përballet me një ngjarje të rëndë, pasi ka humbur djalin e saj Zef Kurtin.

Pak ditë më parë aktorja u përball me probleme shëndetësore, por mesa duket asaj do t’i duhet të përballet edhe me vdekjen e papritur të djalit të saj.

Mësohet se i biri i aktores, ka gjetur vdekjen, vetëm pak pasi kishte folur në telefon me të ëmën.

Shkak për vdekjen e tij duket se është bërë një atak kardiak, duke përshpejtuar ikjen nga kjo botë.

Akademiku Përparim Kabo nëpërmjet një postimi në Facebook, zbulon bisedën që ka patur me aktoren Tinka Kurti, të cilës i ka shprehur dhe ngushëllimet.

“Është e vërtetë biri i vetëm i artistes së madhe Tinka Kurti ka ndërruar jetë në Kanada në kushte natyrore, pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën disa orë më pas duke larguar borën… Unë bisedova me Tinkën… ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të… mezi priste të udhëtonte drejt Kanadasë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar kujdes të menjëhershëm për udhëtimin drejt Kanadasë. Biseda me të ishte shumë e dhimbshme, ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë… Më ka vdek djali… ku ku!

Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar… por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 online i thoshte në 85 vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti zhvilluar në Shkodër… Nana ime të dua shumë… tani nuk rreh më… pushoi… Fatalitet! Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm, por diçka ka në të… ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti… Mbahu fisnike… Zoti qoftë me ty dhe familjen tuaj! Amin!”

LEXO EDHE:  Kryemadhi vijon me sulmet: Rama po u bën shqiptarëve, atë që nuk ua bënë otomanët për 500 vite

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook