Ballina Aktualitet Djemtë e Azem Hajdarit rrahin keq një person, policia i lë të...

Djemtë e Azem Hajdarit rrahin keq një person, policia i lë të lirë me urdhër të…

Policia ka lënë të lirë dy djemtë e Azem Hajdarit pasi u arrestuan me akuzën për plagosje me dashje.

Bëhet e ditur nga policia se të arrestuarit Kiri Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, banues në Tiranë, u kapën në Muriqan.

Ato kanë rrahur shtetasin Mikel Margjeka por pasi janë ndaluar dhe materialet referuar prokurorisë, janë lënë të lirë.

Njoftimi i policisë 

Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook