Ballina Aktualitet Dokumentari francez/ Nami me kanabis në kohën e Tahirit, Shqipëria eksportuesja më...

Dokumentari francez/ Nami me kanabis në kohën e Tahirit, Shqipëria eksportuesja më e madhe në botë (Video)

Një nga emisionet më të njohura televizive franceze, TV M6, e ka cilësuar Shqipërinë si vendin më të madh të prodhimit të kanabisit në botë.

Në dokumentarin e “Enquete Exslusive” të drejtuar nga prezantuesi Bernard de la Villardiere, krahas plazheve magjepsëse të jugut, shtimit të turistëve, gjakmarrjes dhe dasmës së çiftit Leka Zogu Elia Zaharia, e përpos këtyre i është kushtuar edhe një vend i veçantë prodhimit e trafikut të lëndëve narkotike.

Gazetarët francezë në dokumentarin e transmetuar, duket se xhirimet i kishin bërë mbi një vit më parë kur Saimir Tahiri ishte ende ministër. Pra, kur ishte koha që qeveria e tij dhe e Ramës i quante kazan, të gjithë ata që flisnin për boom-in e kanabisit në vend.

Ashtu sikurse pritej, dokumentari ishte instaluar edhe në zyrën e ish ministrit Tahiri në Ministrinë e Brendshme.

Dhe ata e pyesin shprehimisht: ka shumë akuza që ju lidhin ju direkt me trafikantët…

LEXO EDHE:  Ftesë PD-së për dialog, Rama: Propaganda me demek kapjen e drejtësisë, janë dokrra

Përgjigjja e Tahirit: Unë do shqetësohesha po të mos ishte kështu….mua më kanë akuzuar edhe se i kam vënë vetë bombë familjes sime….Kjo tregon se ne po e luftojmë krimin.

Në fakt u desh edhe disa kohë që e vërteta të dilte në shesh për të gjithë shqiptarët. Por interesante është se në dokumentarin francez të “Enquete Exslusive”, pavarësisht se kanë takuar autoritetet vendase, pavarësisht se kanë marrë pjesë në aksionet e policisë, kolegët francezë kanë arritur në përfundimin se në Shqipëri po bëhej nami me kanabis.

Përfundim i njëjtë me atë të mediave vendase, që në atë kohë Rama filloi ti quante ‘kazan’ që nxin imazhin e vendit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook