Ballina Aktualitet Dosja Habilaj/ Prokuroria e Katanias mbyll çështjen, ja çfarë thuhet për Tahirin

Dosja Habilaj/ Prokuroria e Katanias mbyll çështjen, ja çfarë thuhet për Tahirin

Në një lajm nga media italiane “Meridio News” thuhet se prokuroria e Katanias ka mbyllur zyrtarisht hetimet për çështjen “Habilaj”.

Bëhet e ditur se në hetim janë 165 persona, por midis tyre nuk ndodhet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Pjesë nga shkrim i kësaj medie

Në kapitullin e Katanias të kësaj historie, e cila përfundoi me fushatën e Guardia di Finanza tetorin e kaluar, emri i Tahirit nuk është ndër ata që hetohen. Pas disa përgjimeve në Shqipëri, të zbuluar nga MeridioNews, në të cilën trafikantët e supozuar i referoheshin politikanit.

Të vetmit shqiptarë që janë pjesë e hetimeve në përfundim të shqyrtimit të kësaj dosjeje, përveç Moisi Habilajt, janë Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. I pari ndodhet në burgun e Piazza Lanza, ndërsa ky i fundit do të presë evoluimin e çështjes gjyqësore nga liria. Italianët gjithashtu luajtën një rol themelor në biznesin sicilian të grupit ballkanik. Antonino Riela, Vincenzo Spampinato dhe Angelo Busacca janë ato që konsiderohen me rëndësi më të madhe.

Në tetë faqet e dokumentit që formalizon mbylljen e hetimit, rishikohet një seri e gjatë e konfiskimeve të drogës. Midis provincave të Catania dhe Sirakuzës përmendet në vitin 2013 në një plazh në Gjirin e Heshtjes të Augusta. Pothuajse dy vjet më vonë ajo prek zonën Etna të Riposto, ku hetuesit gjejnë 880 kilogram marihuanë në anijen e peshkimit Fatima. Klanit shqiptar udhëhiqej nga Habilaj gjithashtu do të kujdeset për importimin e pushkëve Kalashnikov.

Midis emrave të dokumentit bie në sy mungesa në listë e Florian Habilaj, vëlla i Moisiut. E njëjta gjë vlen edhe për Sabaudian Celaj, Armando Sulaj dhe Seiti Nezari.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook