Ballina Aktualitet Dosja “Xhisiela” rikthehet sërish, Rexhep Rraja kërkon lirimin nga qelia

Dosja “Xhisiela” rikthehet sërish, Rexhep Rraja kërkon lirimin nga qelia

Sipas ReportTV, me kërkesë të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Apeli ka regjistruar kërkesën për lirimin e tij nga burgu.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas dy javësh ai kërkon lirinë.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Nga ana tjetër është Xhisiela Maloku, e cila shprehet se ajo me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë.