Ballina Aktualitet Drejtonte makinën me shpejtësi marramedëse, shqiptari plagos rëndë këmbësorin (Emri)

Drejtonte makinën me shpejtësi marramedëse, shqiptari plagos rëndë këmbësorin (Emri)

Një ngjarje e ndodhur në 27 Marsin e këtij viti ka rezultuar me dënimin 6 vite burg për të riun nga shqipëria. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Gentian Lalaj,i cili  mësohet se ndërkohë që ndiqej nga policia, drejtonte automjetin e tij tip “VOLVO”, ka përplasur rëndë një këmbësor 27-vjeçar Tom Carey, nga Rochester, pasojë e të cilit ky fundit mori plagë të rënda nga ku qëndroi për më shumë se dy javë në spital.

Ndërkohë që pas kalimit të gjendjes së tij shëndetësore, ka qenë vetë i plagosuri që ka dhë lajmin për publikimin e tij në media.  

Mësohet nga policia se mbi 21-vjeçarin nuk rëndon vetëm kjo akuzë pasi gjykatësi i çështjes ka renditur disa nga shkeljet e ligjit dhe të rregullave të qarkullimit që ky shtetas ka shkelur, më konkretisht:

“Lalaj nuk tregoi absolutisht respekt për ligjin, ose për njerëzit e tjerë me të cilët po ndante rrugën. Ai përplasi në mënyrë të tmerrshme Carey, i cili për fat të mirë i shpëtoi vdekjes. Unë absolutisht e lavdëroj Carey për guximin që ai ka treguar gjatë procedurave, si dhe ndihmën që na ka dhënë për zbardhjen e ngjarjes. Megjithatë ai nuk do të shërohet kurrë plotësisht, pasi lëndimet që ka marrë janë të rënda”, tha avokati i çështjes.   

Dënimin ndaj Lalaj, e dha nga gjykatësi Nicholas Rowland, nga ku Gjykata dëgjoi se Lalaj, i cili po ngiste një veturë të vjedhur ‘Volvo’, kishte pohuar se po e ndiqte dikush që donte ta vriste. Sipas tij ai kishte ikur nga Shqipëria pasi ndiqej nga gjakmarrja. Por, gjykatësit e kanë hedhur poshtë pretendimin e shqiptarit, duke e dënuar atë me 6 vjet burg.

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë, 39-vjeçari i jep fund jetës në mënyrë tragjike, familjarët e gjejnë...