Ballina Aktualitet Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, përfundon në pranga 53-vjeçari

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, përfundon në pranga 53-vjeçari

Policia ka arrestuar një 53-vjeçar në Devoll pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

G.Ka, 53 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 19.02.2018, në Bilisht ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mercedes-Benz” me targë 04-330-BA.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën  penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook