Ballina Aktualitet Drejtori i përgjithshëm i “Hilton” konfirmon: Hoteli me 141 dhoma hapet në…

Drejtori i përgjithshëm i “Hilton” konfirmon: Hoteli me 141 dhoma hapet në…

Ndërsa nga janari i këtij viti, hoteli Sheraton u largua nga Shqipëria, një tjetër linjë e njohur do të fillojë të presë klientët e parë në verë.

“Ne do të jemi të lumtur të mirëpresim mysafirët tanë së shpejti në Hilton Garden Inn Tirana. Hoteli, me 141 dhoma, 2 suita dhe 6 salla moderne konferencash, pritet të hapet në verën e këtij viti”, ka pohuar Drejtori i Përgjithshëm i Hilton Garden Inn Tirana, z. Michael Walker.

“Hilton Garden Inn Tirana është pjesë e markës së shumë vlerësuar Hilton Garden Inn, i cili numëron mbi 750 hotele të shpërndara në të gjithë botën. Hilton Garden Inn u ofron klientëve, që udhëtojnë për arsye biznesi apo relaksi, akomodime me çmime mesatare të përballueshme dhe një shërbim të një niveli të lartë për një qëndrim mbresëlënës dhe të rehatshëm. Ekipi i këtij rrjeti hotelesh në të gjithë botën është i angazhuar të garantojë që në përshëndetjen e parë, për udhëtarët përherë e më të zënë, një eksperiencë të ndier dhe të paharrueshme. Për më tepër informacion, vizitoni www.hgi.com”, tha z. Michael Walker.

Priten hotele të tjera me 4 dhe 5 yje pas lehtësive fiskale

Rritja e numrit të turistëve dhe lehtësitë fiskale të ofruara nga qeveria në paketën e fundit fiskale pritet të nxisin orientimin e investimeve vendase dhe të huaja drejt hoteleve me 4 dhe 5 yje.

Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, hotelet me 4 dhe 5 yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10-vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special. Sipas ligjit, përjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë autorizimin nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” këtë vit sjell një nivel të ri zbatimi ku, së pari, vendosja e një niveli TVSH-je prej 6 për qind për furnizimin e shërbimeve që ofrohen në hotelet me 5 yje me status special. Deri dje, ky nivel TVSH-je ofrohej vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në gjithë strukturat akomoduese në vend. Por trajtimi i diferencuar bëhet vetëm për ata me status special, që do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e këtyre hoteleve do të faturojnë shërbimin me 6% TVSH.

Hotelet kanë lehtësi edhe te taksa e infrastrukturës. Për të gjithë ata që kanë statusin special si hotele me pesë yje, taksa e infrastrukturës do të jetë zero, ndërkohë që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit, ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




“Ma vrau ai plehra para syve, e kapi dhe…”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës

Kastriot Myftaraj: Kush është oligarku me 5 yje qeveritare, çfarë fshihet pas tij (Emri)

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Vrasja e Arielës, sociologu shpërthen ndaj gazetarëve: Derdimenë! Nuk të lini as të vdesësh rehat!

“Si u mashtruan paturpësisht banorët e Verrisë për inceneratorin e plehrave nga Edi Rama”

Historia e dashurisë që në gjimnaz për Arielën, familja e Aldisonit thotë se…

Ngjela i përmend me emra: Ja kush janë të korruptuarit e antishqiptarët që nuk punojnë, por fshehin…

“Arielën e dashuronte që i vogël, por…” shoku i ngushtë tregon ndenjat dhe mëritë e Aldisonit

Forumi Ekonomik Botëror jep alarmin: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

U shemb përtokë me 5 plumba, zbardhet telefonata e fundit e Arielës

Artikulli paraprakShqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, Berisha: Fitore historike
Artikulli tjetërKjo është Pasaporta më e fuqishme në Botë