Ballina Aktualitet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vizitë në Shkodër, takim me…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vizitë në Shkodër, takim me…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në qytetin e Shkodrës, ku ka zhvilluar një takim me drejtues të policisë dhe prokurorisë.

Ky është takimi i parë i ndodhur menjëherë pas marrjes së detyrës së kreut të policisë së shtetit si dhe një ditë pas operacionit ku u arrestuan të dyshuarit si autorë të atentatit të 13 janarit ku mbeti i plagosur rëndë Lulzim Kulla dhe 7 persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori Vendor i Policisë Gjovalin Loka:

Qindra telefonata  mbështetje dhe falenderimi në 24 orët e fundit nga qytetarët për zbardhjen e ngjarjes. 

Punuam në grup në bashkëpunim të fuqishëm me Prokurorinë.

Veliu:

Vlerësim për 2 goditjet e fundit në kuadër të operacionit  “Forca e  Ligjit”

Vlerësim për Drejtuesit dhe ekipin për zbardhjen e ngjarjes me eksploziv

Inkurajim për punën e policisë dhe mbështetje për rezultate të tjera

Inkurajim dhe vlerësim për bashkëpunimin e Prokurorisë së Shkodrës me Policinë, model që duhet shpërndarë dhe krijuar në çdo qark.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu zhvilloi edhe një takim me Prokurorin e Rrethit Shkodër Anton Martini.

Martini ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë vendore dhe punën profesionale të bërë bashkarisht për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori Ardi Veliu falenderoi Prokurorin për ndihmën dhe mbështetjen si dhe theksoi se puna jonë ka sukses kur punojmë bashkarisht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook