Ballina Aktualitet Dritan Leli “prenoton” makinën e tij personale, superluksoze dhe e shtrenjtë (DETAJET)

Dritan Leli “prenoton” makinën e tij personale, superluksoze dhe e shtrenjtë (DETAJET)

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shpërdoron në mënyrë skandaloze fondet publike.

Kërkesa e tij është një makinë për administratën. Deri këtu duket normale, por kostoja e saj përfshihet te shpenzimet e luksit dhe me çmim tepër të lartë.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku objekti është “blerje makinë për administratën”. Fondi limit është 6.666.667 lekë pa tvsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është deri në 10 ditë nga lidhja e kontratës.

Automjeti kërkohet që të jetë me 0 kilometra, ndërsa të jetë prodhuar në vitet 2015 ose 2016. Gjithashtu, numri i dyerve të jetë 5, ndërsa të ketë 7 vende. Leli ka kërkuar një automjet me kambiu automatike, me fuqi motorike 2800 kubikë si dhe të jetë 4×4 me bllokues diferenciali.

Ngjyrën e makinës e preferon të jetë gri, sediljet prej lekure, të ketë sistem navigacioni, fenerë xenon led, të ketë pedana anësore fikse, apo edhe xhama të erret origjinal. Leli e kërkon automjetin me sensor parkimi para dhe pas, të ketë kamera të pasme, sedilje me ngrohje përpara dhe me rregullim elektrik.

Tpz.al mëson gjithashtu se Leli, pavarësisht se është kryebashkiaku i Vlorës, ai jeton në Tiranë. Për shkak se të udhëtimeve të shpeshta Tiranë-Vlorë, Dritan Lelit i “duhet” kjo fuoristratadë që të mos ndjejë lodhjen e rrugës.

LEXO EDHE:  Revolucioni i Porsche, ky është supermodeli i ri që do të sjellë (Foto)

Me këtë makinë luksoze, Dritan Leli ja ka kaluar edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përdor një makinë hibride shumë herë më të lirë ndërsa si ambjentalist mban një orë plastike, njësoj si presidenti Ilir Meta.

Por po ta krahasosh Lelin, me kryebashkiakun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, bën diferencë të madhe. Ahmeti nuk përdor makinë personale, por vetëm transport urban. Ai shihet në rrugët e Prishtinës teksa frekuenton autobusët.

Kryebashkiaku i Vlorës, nuk krahasohet as me kryebashkiakun e Amsterdamit, që ka një buxhet të barabartë me Shqipërinë, por lëviz me biçikletë për të shkuar në punë. Shpenzimet e luksit për fuoristrada, Leli bën mirë që këto para ti përdorë për përmbytje dhe vetë të lëviz me një automjet të thjeshtë./tpz.al

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook