Ballina Aktualitet Dritan Zagani “plas” bombën: Policia Shqiptare trafikon marijuanë, Tahiri, hallkë e zinxhirit

Dritan Zagani “plas” bombën: Policia Shqiptare trafikon marijuanë, Tahiri, hallkë e zinxhirit

Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier, Dritan Zagani është marrë në intervistë nga media siçiliane e Katanais “Meridionews, ku Zagani flet për çështjen Tahiri.

Zagani shprehet se paratë e krimit financojnë fushatat elektorale në Shqipëri.

“Parlamenti shqiptar do të votoj kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet. Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”, pohoi Zagani.

NGA: Meridionews
Pas publikimit të përgjimeve të Meridio News ndërmjet kushërinjve të ish-ministrit Saimir Tahiri të akuzuar për trafik droge ndërhyn nga Zvicra Dritan Zagani, polici që ishte i pari që denoncoi lidhjen: “Nuk jam i lumtur për atë çfarë po ndodh. Mafia është shumë e fortë”.

Shqipëria mbetet kanali i preferuar për furnizimin me marihuanë në Sicili. Gjatë viteve kanë ndryshuar mënyrat e përdorura nga trafikantët?
Deri në vitin 2014 kisha shumë informata për udhëtimet e kamionëve, por edhe nga deti me anijet e peshkimit. Unë gjithashtu kisha informacione për udhëtime në Kalabri. Gjatë asaj kohe u transferova dhe shërbimet sekrete më kanë informuar se droga është trafikuar edje me aeroplanë të vegjël. Ato paraqisnin një rrezik të madh për të mbajtur 200-300 kilogram marihuanë gjatë çdo udhëtimi. Kjo mund të ndodhë vetëm me mbulime të nivelit të lartë. Unë gjithmonë kam denoncuar korrupsionin. Por problemi i vërtetë është kur ata i përkasin agjencive të zbatimit të ligjit që gjithashtu kanë interesa në trafikun e drogës. Edhe politikanët kanë përdorur gjithashtu paratë e krimit, madje kanë financuar fushatat elektorale. E gjithë bota e di se ata i kanë mbyllur sytë duke i hapur rrugë kultivimit dhe shitjes së marihuanës. Unë mund të them me siguri se do të luftoj deri në fund dhe do t’i çoj këta persona përpara gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.

LEXO EDHE:  DETAJE/ Sherri me thika në Tiranë, zbulohet motivi. Agresorët dhe 22-vjeçari u zunë për një....

I pyetur nëse Parlamenti shqiptar do i hape rruge arrestimit te Tahirit, Zagani shprehet: Ai nuk do të votojë pro sepse Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri më të gjatë që nuk mund të bjerë. Sepse me të do të bjerë qeveria shqiptare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

 KOMENTO
 

*E-mail nuk do te publikohet. 
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .