Ballina Aktualitet Dritëhijet e kryepolicit të paprekshëm, pse u shkarkua Haki Çako

Dritëhijet e kryepolicit të paprekshëm, pse u shkarkua Haki Çako

Zbulohen arsyet e shkarkimit të kryepolicit ‘babaxhan’ Haki Çako, si u shua imazhi i tij pas skandalit të përgjimeve të trafikantëve Habilaj.

Pozitat e Çakos, më shumë se sa mospëlqimet e ministrit e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, i kanë dobësuar skandalet që kanë shoqëruar uniformat blu gjatë qëndrimit të tij në krye policisë së shtetit.

Furtuna dhe akuza u ngritën mbi Çakon pas skandalit të përgjimeve të trafikantëve Habilaj ku u përfshi edhe ish-ministri Tahiri. Zërat u shtuan se dhe vetë ai ishte i përfshirë në trafik, përmes shefave të policisë të graduar nga vetë ai, shkarkimin e të cilëve nuk e kërkoi kurrë, ndonëse pati edhe denoncime.

Opozita, PD dhe LSI e pagëzuan asokohe me nofkën “Haki droga”, duke e akuzuar për lidhje me trafikantët kryesisht në jug të vendit, por Çakon se preku askush. Ditë pas dite flitej për një kryepolic “kukull” që i bindej verbërisht urdhrave të ministrit, që nuk reagonte pas raporteve të SHISH dhe që ndërpreu bashkëpunimin me prokurorinë.

Imazhi i burrit babaxhan që arriti sukses në Lazarat kishte filluar të shuhej dalëngadalë. Çako shihej si njeriu që nuk kishte ndaluar kanabizimin e Shqipërisë. Ai dyshohet edhe për dhënien abuzive të gradave, por edhe për fshehjet e urdhërarreseve si në rastin e Dritan Xhindolit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook