Ballina Aktualitet Drogë e madhe në Korçë, 45-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

Drogë e madhe në Korçë, 45-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

Policia e Korçës, ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike, të tipit ‘Canabis Sattiva’.

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se janë sekuestruar 686 kilogramë kanabis sativa, në një shtëpi në Bulgarec të Korçës.

Mësohet se pronari i banesës 45-vjeçari me inicialet K. G., i ka ikur policisë, duke u shpallur në kërkim.

“Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën  e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa”, sqaroi policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook