Ballina Aktualitet “Dua të bëhem hoxhë”, Mbreti i Tallavasë heq dorë nga muzika

“Dua të bëhem hoxhë”, Mbreti i Tallavasë heq dorë nga muzika

Këngëtari i mirënjohur i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti mesa duket ka vendosur që të ndryshoj profesion.

Të paktën kështu ka thënë në emisionin “Zonë e lirë” mbrëmjen e së premtes.

“Inshallah së shpejti dua të bëhem hoxhë” ka thënë Muharrem Ahmeti.

“Tani që kam arritur këtë sukses dhe mendoj të filloj një jetë tjetër dhe të bëhem hoxhë. Pas pak kohësh pse jo dua të bëhem hoxhë. Këtë ia kam thënë edhe gruas dhe ajo është dakort. Kjo është një nga ëndrat e mia. Në këtë jetë dua realizoj atë që të le muzikën dhe të bëhem hoxhë, të falem me njërëzit dhe t’i udhëzoj ata. Unë jam në profesionin tim, mund të jem i famshëm në botë, por te Zoti nuk jam i famshëm”, tha Ahmeti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook