Ballina Aktualitet Durrës/ Bie nga kati i katërt i ndërtesës, humb jetën i moshuari

Durrës/ Bie nga kati i katërt i ndërtesës, humb jetën i moshuari

Një person në Durrës ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Durrës ku i moshuari ka rënë nga kati i katërt duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë ngjarja në fjalë, ku humbi jetën 80-vjeçari me iniciale N.N, është vlerësuar aksidentale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës si ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook