Ballina Aktualitet DURRËS/ Investimi për kanalizimet në “Vollga” kap vlerën e 5 milionë eurove,...

DURRËS/ Investimi për kanalizimet në “Vollga” kap vlerën e 5 milionë eurove, ja ç’thotë kryebashkiaku Dako

Dako tha se pas 6 muajsh ky investim përfundon duke bërë të mundur mbylljen e një problemi që ka pasur zona që prej krijimit të saj.

Ky investim pritet të shmangë përfundimisht ndotjen e bregdetit përgjatë shëtitores “Taulantia” si dhe përmbytjet që ndodhin në stacionin e trenit dhe te hyrja nr. 2 e portit. Projekti ka vlerën e 4.2 milionë euro pa Tvsh, që jepen në formën e kredisë nga Banka Botërore.

Burime nga UKD-ja bëjnë të ditur se duke qenë se në zonën në fjalë kemi një rrjet kanalizimesh miks, pasi ujërat e zeza dhe të shiut janë në një kanalizim të vetëm, projekti i ri do të mundësojë ndarjen e tyre dhe shmangien e përmbytjeve dhe mbledhjen e ujërave të zeza nga “Aragosta” dhe që do përfundojnë në impiantin e Shënavlashit. Projekti në fjalë parashikon ndërtimin e një kolektori kryesor me gjatësi 4.2 km si dhe rikonstruksionin e stacioneve të pompimit nr. 7 dhe 8.

Investimi në fjalë pritet të përmirësojë ndjeshëm situatën e përmbytjeve në raste reshjesh, pasi janë vendosur dy pompa që të largojnë ujërat e shirave, njëra te stacioni i trenit dhe te projekti i “Velierës” që këto ujëra të derdhen në det. Investimi në fjalë është investimi i dytë më i rëndësishëm që kryen ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës pas atij që po përfundon në zonën e plazhit, nga Ura e Dajlanit deri te Përroi i Agait.

“Rrugët e Durrësit janë hapur sërish, por qytetarët të bëjnë durim, sepse po zbatohet një investim 5 milonë euro. Nga ky investim merr fund problemi i derdhjes së ujërave të zeza në lagjen numër 1 të Durrësit.

“Ky investim i cili kap vlerën e 5 milionë eurove financohet nga Banka Botërore dhe ujërat e zeza që deri tani derdhen në shëtitore duke përhapur erën e rëndë në të gjithë zonën do të përfundojnë në impiantin e përpunimt të tyre në ish-Kënetë. Më pas do të filtrohen e do të derdhen si ujëra të pastra në det”, deklaroi Dako.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakKrujë, shperthim me tritol në makinën e policit rrugor të Tiranës
Artikulli tjetër“Do të bëj 5 stadiume të tipit ‘Elbasan Arena'”, premtimi i bujshëm i Bashkim Finos