Ballina Aktualitet Durrës/ Po kalonte rrugën, përplaset me makinë këmbësori (Foto)

Durrës/ Po kalonte rrugën, përplaset me makinë këmbësori (Foto)

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qyetit të Durrësit, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Urës së Dajlanit”, kur një makinë ka përplasur një këmbësor duke e lënë atë të shtrirë ne mes të rrugës.

Sipas të dhënave policore, bëhet me dije se ishte një makinë tip “Opel” me targa AA 156 NN që shkaktoi aksidentin. Mjeti udhëtonte nga “Ura e Dajlanit” drejt Durrësit, ku edhe u shënua ngjarja.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, por forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Njoftimi i policise:

Më datë 09.03.2018, rreth orës 16:50, në vëndin e quajtur “Ura e Dajlanit” shtetasi G.T. 41 vjeç, banues në Durrës duke drejtuar mjetin tip Opel ka aksidentuar shtetasin këmbësor P. K. 50 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook