Ballina Aktualitet Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë...

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Nga operacioni i sekuestrimit të një pasurie me vlerë 2 milionë dollarë, policia e Durrësit ka zbardhur të tjera detaje për autorin e arrestuar ditën e sotme.

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se pasuria e sekuestuar të jetë përfituar nga aktivitete të ndryshme kriminale.

Policia e Durrësit ka deklaruar se pasuria në fjalë, i përket shtetasit Saimir Tusha, i cili rezulton të jetë biznesmen dhe operon në fushën e ndërtimit në zonën e Golemit.

46-vjeçari ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar:
• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook