Ballina Aktualitet Durrës/ U dhunua nga ish-gruaja, durrsaku kërkon Urdhër Mbrojtje në Gjykatë

Durrës/ U dhunua nga ish-gruaja, durrsaku kërkon Urdhër Mbrojtje në Gjykatë

Pavarësisht ashpërsimit të dënimeve të parashikuara në Kodin Penal, rastet e dhunës në familje nuk kanë shënuar rënie në Shqipëri.

Megjithëse viktimat më të mëdha të kësaj dhune janë gratë dhe fëmijët, nga ky fenomen duket se nuk shpëtojnë as disa burra.

Së fundmi, një rast i tillë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një shtetas me inicialet A.I ka kërkuar urdhër mbrojtje në Gjykatë, pasi pretednon se është shënuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-gruaja e tij.

Pasi ka dëgjuar pretendimet e tij, Gjykata i ka dhënë Urdhrin e Mbrojtjes burrit të dhunuar.

“Më datë 14.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.I pasi ish bashkëshortja E.B, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook