Ballina Aktualitet Durrës/ U hodh nga kati i tretë, zbulohet sëmundja nga e cila...

Durrës/ U hodh nga kati i tretë, zbulohet sëmundja nga e cila vuante 16-vjeçarja (Detaje)

Policia e Durrësit, ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një vajzë u hodh nga kati i tretë i pallatit.

Burimet zyrtare nga policia e qytetit bregdetar, bëjnë me dije se shtetasja me inicialet M.Q, vuante nga epilepsia.

Sipas raportimeve 16-vjeçarja ndodhet aktualisht në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë
Më datë 10.03.2018, shtetasja M.Q., vjeçe 16, banuese në Durrës, e sëmurë me epilepsi, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook