Ballina Aktualitet Durrës/ U përplas me trafikndarësen, humb jetën drejtuesi i motorrit

Durrës/ U përplas me trafikndarësen, humb jetën drejtuesi i motorrit

Një aksident tragjik është shënuar vetëm pak minuta më parë në Shkozet, ku një person ka humbur jetën.

Sipas të dhënave, aksidenti i rëndë ndodhi në Shkozet, ku drejtuesi i motorrit ka gjetur vdekjen, pasi u përplas me trafikndarësen.

Policia bëri me dije se drejtuesi i motorit ka qënë i pajisur me kaskë mbrojtëse, por për shkak të shpejtësisë së lartë përplasja me trafikndarësen ka rezultuar fatale për viktimën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook