Ballina Aktualitet Durrësi shndërrohet në “Venecia” në vetëm 10 minuta shi

Durrësi shndërrohet në “Venecia” në vetëm 10 minuta shi

Kanë mjaftuar vetëm pesë minuta shi që rrugët e qytetetit të Durrësit të përmbyten.

Reshjet e shiut kanë përmbytur rrugë, banesa e biznese, sidomos ato të përqendruara në lagjen nr.18, e cila gjendet nën pushtetin e ujit.

Situata paraqitet problematike në disa zona: lagjja 1, 4, 9, 13 dhe 18.

Qytetarë dhe biznesmenë raportojnë se përveç rrugëve të bllokuara, uji ka depërtuar edhe brenda bizneseve në katet e para të ndërtesave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook