Ballina Aktualitet Durrësi zgjohet nën petkun e dëborës

Durrësi zgjohet nën petkun e dëborës

Qyteti bregdetar i Durrësit është zgjuar ditën e sotme në magjinë e dëborës.

Si pasojë e motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore.

Shërbimet sinoptikane kishin parashikuar që edhe vendet e ulëta e bregdetare do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës.

Durrsakët sot mund të shijojnë magjinë e dëborës në qytetin e tyre, një dukuri e rrallë kjo për qytetin tonë bregdetar, por që vitet e fundit është kthyer në një fenomen natyror të shpeshtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook