Ballina Aktualitet Dyndje drejt plazhit, rradhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

Dyndje drejt plazhit, rradhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

Fundjava me diell ka zbrazur kryeqytetit që janë dyndur drejt Durrësit, për të shfrytëzuar kohën e mirë, pas disa ditëve me shi dhe vranësira.

Po duket se ky fluks lëvizjesh, ka krijuar dhe vështirësi në qarkullim, ku në orët e paradites është bllokuar qarkullimi në një aks të autostradës.

Për të evituar trafikun një pjesë e shoferëve zgjedhin rrugën dytësore.

Në pak metra, në këtë aks rrugor janë shënuar dy aksidente, fatmirësisht pa pasoja të rënda, duke u evidentuar vetëm dëme materiale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook