Ballina Aktualitet E paprecedentë në 27 vite, mazhoranca “braktis” Kuvendin (FOTO)

E paprecedentë në 27 vite, mazhoranca “braktis” Kuvendin (FOTO)

Mazhoranca u largua nga seanca e sotme parlamentare pasi u deklarua e mbyllur, por opozita ka vendosur të qëndronte ende.

Partia Demokratike e quajti largimin e mazhorancës nga parlamenti bojkot.

Në një reagim pasi deputetët e PS-së u larguan nga salla, PD shpërndau disa foto të Kuvendit gjysmë bosh.

“E paprecedente ne 27 vite mazhoranca bojkoton kuvendin”, shkruan selia blu.

Ish-kryeministri Sali Berisha zgjodji të flasë nga foltorja e Kuvendit edhe pse e pranishme ishte vetëm opozita.

“Ata lëshuan parlamentin. Kjo sallë siç e tha edhe Vasili është një zyrë e qeverisë, një zyrë e Noriegës. Edi Rama dhe ajo që e rrethon kanë bërë zgjedhjen e tyre përfundimtare. Midis Europës që është jetike, për ju qytetarë, për të gjithë ne, dhe drogës që mbush kostot bankare e dhejtra qindra milionë euro, Rama ka zgjedhur drogës. Ka zgjedhur drogën, pasi në 2016-ën e universalizuan. E bënë që droga të mbillet në çdo skaj të Shqipërisë. Nga 24 kg kokainë të regjistruara në 8 vite para tyre, vetëm një vit pasi erdhën në pushtet, në fabrikën e Xibrakës, i vëllai i Noriegës kishte rolin kryesor. Në Xirbakë u instalua fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan. Ata bënë që Shqipëria të quhet sot qendër operacionale e krimit rajonal. Rama midis Eurpës dhe drogës, zgjodhi drogën. Pasi kur policia e 5 vendeve ndaluan Bardhok Frangën, ai urdhëroi lirimin e tij të menjëhershme. Ai zgjidhi drogën pasi mori informacione për 613 kg në portin e Durrësit. Bëri gjithçka që ta plaçkiste, Ndërroi edhe drejtorin e portit. Deklaroi se e kapën banditin, në një kohë kur agjencitë e ndryshme kishin dhënë njoftimin. Ai zgjodhi drogën kur Rajoni shpalli Balilin Eskobarin e Ballkanit. Ai e mbajti dhe e mban të mbrojtur, pasi ka regjistrimet e orgjive dhe trafiqet e Ballkanit”, tha Berisha.

LEXO EDHE:  Grabiste varëset e floririt në Shkodër, arrestohet grabitësi (EMRI)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook