Ballina Aktualitet E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

Një banesë në Kombinat është përfshirë nga flakët, e si pasojë e zjarrit një i moshuar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, ku banesa e 80 vjeçarit M.K, ka rënë zjarr.

Mësohet se i moshuari ishte i paralizuar dhe nga asfiksimi nga tymi ka hubur jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e zjarrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook