Ballina Aktualitet E rëndë në Berat/ U kyç në shtëpi dhe u kërcënua nga...

E rëndë në Berat/ U kyç në shtëpi dhe u kërcënua nga babai, rrëfehet djali 17-vjeçar: Ja si ndodhi pengmarrja ime

Një person me probleme mendore kërcënoi dhe kyçi në shtëpi djalin e tij 17-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në lagjen “30- vjetori” në qytetin e Beratit.

Fatmirësiht gjithçka u neutralizua nga Policia, pas sinjalizimit nga fqinjët e shqetësuar.

Pas kësaj ngjarje, mësohet se adoleshenti është marrë në pyetje, nga ku ka rikonfirmuar se së fundmi shëndeti mendor i të atit, ishte në përkeqësim.

17-vjeçari rrëfeu se ditën e djeshme pas një debati mes tyre, i ati e kishte mbajtur peng, duke mos e lejuar që të dilte jashtë, e madje e kërcënonte.

Ngjarja ndodhi dje, kur Admir Duro, për disa orë në shtëpinë e tij dhunonte psikologjikisht djalin 17-vjeçar, A. D. dhe e kyçi në banesë duke mos e lejuar të dilte. Mësohet se 43-vjeçari mbante peng djalin e tij nën kërcënim.

Ai kishte kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se ditën e djeshme, në kushtet e rëndesës së gjendjes për shkak se kishte probleme me shëndetin mendor, mbante djalin të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar Policia.

Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të Zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin, fatmirësisht, pa pasoja për shëndetin e tij.

Më pas, janë dashur disa momente negocimi, pasi 43-vjeçari nuk pranonte të vetëdorëzohej.

“Shtetasi Admir Duro, gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për t’ju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie”, njofton policia.

Burime nga Policia e Beratit bënë të ditur se kanë arritur të neutralizojnë më pas edhe autorin të cilin e shoqëruan me autoambulancë drejt spitalit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij mendore.

LEXO EDHE:  "E përlotur dhe me shpirt të copëtuar", rrëfehet motra e Ariela Muratajt: Nuk kanë qenë të lidhur, ja si ndodhi vrasja

Policia nuk konfirmon nëse 43-vjeçari do të arrestohet, apo do të shtrohet në spital për shkak të kësaj gjendjeje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook