Ballina Aktualitet E rëndë në Dibër/ Bie nga shkallët e katit të dytë, 2-vjeçarja...

E rëndë në Dibër/ Bie nga shkallët e katit të dytë, 2-vjeçarja në gjendje kritike për jetën

Një vajzë vetëm 2 vjeç është rrëzuar aksidentalisht, duke luajtur në shkallët e banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Dibër, ku vajza ka qenë duke luajtur në shkallët e katit të dytë, kur është rrëzuar duke marrë lëndime serioze.

Familjarët e kanë transportuar menjëherë në spital, ndërsa mësohet se gjendja e saj është e rëndë.

Njoftimi paraprak i policisë

Më datë 16.05.2018, është aksidentuar duke luajtur në shkallët e katit të dytë në banesën e saj, shtetasja e mitur  H.B, vjeç 2 e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarjen aksidentale.

LEXO EDHE:  Shpërthim me tritol në banesën e një zyrtari të lartë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook