Ballina Aktualitet E rëndë në Kukës/ Nëna dhe foshnja humbin jetën në maternitet, 40-vjeçarja...

E rëndë në Kukës/ Nëna dhe foshnja humbin jetën në maternitet, 40-vjeçarja lë pas 6 fëmijë të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në Kukës, ku një nënë 40-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë në maternitet.

Policia e Kukësit ka deklaruar se vdekjet kanë ardhur për shkaqe natyrale, por ende nuk kemi një njoftim zyrtar nga autoritetet policore.

Familjarët kanë dyshime dhe kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore. Ata nuk kanë tërhequr ende trupin e Nurije Poçit nga morgu i spitalit.

Policia sqaron se gruaja sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë, një foshnjë e seksit mashkull, që ka lindur i vdekur e pas kësaj ka ndërruar jetë edhe nëna.

Familjarët thonë se ngjarja është e dyshimtë, ndaj edhe kërkojnë hetime të mëtejshme për rastin dhe sipas tyre, nëna nga Kukësi ka lënë jetim 6 fëmijë të tjerë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook