Ballina Aktualitet E rëndë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i 20-vjeçarit të mbytur...

E rëndë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i 20-vjeçarit të mbytur në lumë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qyetin e Shkodrës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në lumë.

Trupi i pajetë i të riut u gjend në ujërat e lumit Kir në Shkodër, i cili po lahej me shokët teksa ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë mësohet se Marjan Marku 20 vjeç, dyshohet se ka pesuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.

Trupi i 20-vjeçari u dërgua në morgun e spitalit rajonal Shkodër, ku do ti nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook