Ballina Aktualitet E rëndë në Vorë/ Treni përplas adoleshenten, po lidhte këpucët mbi shinat

E rëndë në Vorë/ Treni përplas adoleshenten, po lidhte këpucët mbi shinat


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë. Burime zyrtare nga policia pohojnë për “DuaLajm.com” se një vajzë e mitur është goditur sot nga treni i linjës Tiranë-Durrës.

E plagosura është 18 vjeç dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku paraprakisht mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Të njëjtat burime konfirmojnë për “DuaLajm.com” se adoleshentja ishte duke lidhur këpucët mbi shina kur e ka përplasur treni.

Ndërkohë raportohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

                                        NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 25.01.2018, rreth orës 08:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Vorë, ka një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca,  ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasen S.B., 18 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi J.N., është  shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

 

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakVIDEO/ Kafshon baterinë e telefonit për të testuar cilësinë e materialit, i shpërthen në gojë?
Artikulli tjetërMediat e Beogradit i ‘turren’ Ramës: Kjo deklaratë e tij provokon Serbinë